Flet administratori i Akademisë së Sigurisë: Janë analizuar mostrat e ushqimit, presim rezultatet!

7 Maj 2026 | 13:12

Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka deklaruar se sapo është konstatuar helmimi i 56 studentëve në Akademi, janë marrë masat duke dërguar këta të fundit për trajtim.

Nushi thekson se ende nuk ka rezultate sa i përket konstatimeve që janë bërë pasi mostrat janë dërguar në laborator.

“Problematikat janë konstatuar mbasdite dhe dy tre ore mbas konsumimit të drekës menjeherë kemi marrë masat dhe kemi transportuar studentët në QSUT. Kemi njoftuar institucionet AKU dhe Shëndetin Publik për të ardhur, për të parë dhe analizuar shkaqet.

Nuk është konstatuar akoma asgjë sepse kanë shkuar në laborator, presim të dalin rezultatet.

Studentët janë në gjendje të mirë. Kanë pasur bark dhe të vjella. Kompania në Akademinë e Sigurisë bën disa vite që operon. Ushqimi vjen në formën e kateringut dhe shpërndahet te studentët”, tha Nushi.

Administratori ka shtuar se nuk ka pasur asnjëherë raste të tilla helmimi dhe se cilësia e ushqimit ka qenë gjithmonë e mirë. Më tej, ka mohuar spekulimet se videoja e cila qarkullon për nëj ushqim me krimba, nuk është e vërtet dhe e ambienteve të Akademisë së Sigurisë.

“Në ambientet tona nuk konsumohet uthull, vidoeja që ka qarkulluar në rrjetet sociale nuk është e tanishme, mund të ketë vite ndoshta, por te ne konsumohet vetëm vaj dhe kripë.

Helmim nuk ka ndodhur asnjëherë, ushqimi është i mirë shumë. Menutë që përdoren janë sipas standarteve  të vendosura nga ministritë përkatëse. Cilësia është shumë e mirë. Çdo gjë vjen me çertifikata. Do presim të shofim rezultatet për të parë çfarë masash do ndjekim. Mësimi vijon normalisht, dhe ushqimi po ashtu. Kompanisë i është bllokuar produkti”, tha Administratori Nushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhentë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës

Edhe këtë të mërkurë vijon protesta e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mërkurë...
20:19 | 17/06/2026

‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pamje të veçanta janë parë këtë mërkurë gjatë marshimit të qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Protestës i janë bashkuar edhe flamingot të cilat janë...
20:06 | 17/06/2026