Shqipëria në rrezik për krizë karburantesh?, jep përgjigje ministri Karakaçi
Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë ka folur Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili gjatë një interpelance është ndalur te situata e furnizimit me hidrokarbure në vend dhe masat e ndërmarra për garantimin e stabilitetit të tregut.
Ministri ka garantuar se Shqipëria nuk përballet me rrezik për mungesë furnizimi, duke theksuar se situata është nën kontroll dhe se siguria energjetike mbetet një prioritet kombëtar.
Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për përballimin e çdo situate të mundshme krize, përfshirë ngritjen e Bordit të Transparencës, i cili synon mbrojtjen e konsumatorit final nga luhatjet e çmimeve në treg.
Karakaçi bëri të ditur gjithashtu se, në bazë të legjislacionit në fuqi, është ngritur një grup pune që do të kryejë verifikime në terren për respektimin e detyrimit të mbajtjes së rezervave të sigurisë nga kompanitë që operojnë në tregun e hidrokarbureve.
Ndërkohë, ai njoftoi edhe një nismë të re ligjore që është hedhur për konsultim publik, e cila synon ndryshimin e mënyrës së administrimit të rezervave strategjike të hidrokarbureve. Sipas draftit, këto rezerva nuk do të menaxhohen më nga shoqëritë tregtare, por do të kalojnë nën administrimin e agjencive shtetërore.
“Ky është një standard i ri për Shqipërinë. Rezerva e sigurisë do të jetë funksionale në rast mungese në treg, por aktualisht nuk ka asnjë problem me furnizimin”, u shpreh Karakaçi.
Në fund, ministri bëri me dije se javën e ardhshme pritet të hyjë në fuqi edhe plani i masave për transportin publik urban dhe interurban, pas përfundimit të konsultimeve me grupet e interesit.
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord