Radev prezanton kabinetin e ri qeveritar pas fitores në zgjedhje

7 Maj 2026 | 20:01

Euroskeptiku dhe politikani pro-rus Rumen Radev ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar në Bullgari, duke premtuar ulje të çmimeve, stabilitet ekonomik dhe reforma në sistemin gjyqësor.

Radev mori mandatin për formimin e qeverisë pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 19 prillit, ku “Partia Progresive e Bullgarisë” siguroi 44.6% të votave dhe shumicën në parlamentin me 240 deputetë. Kjo fitore pritet të sjellë qeverinë e parë njëpartiake në vend pas gati tre dekadash.

Në deklaratat e tij, Rumen Radev tha se prioritet kryesor i kabinetit do të jetë përmbysja e rritjes së çmimeve dhe rikthimi i stabilitetit ekonomik, si dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë.

Ai njoftoi gjithashtu emërime të reja në poste kyçe, përfshirë ministrinë e Financave dhe atë të Jashtme, ndërsa qeveria e re pritet të miratojë me urgjencë një buxhet të ri dhe masa për sigurimin e fondeve të Bashkimit Europian.

Sipas tij, vendi do të përpiqet të përfitojë fondet e planit të rimëkëmbjes së BE-së, të cilat janë vonuar për shkak të reformave të papërmbushura në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë, analistët dhe diplomatët po ndjekin me vëmendje orientimin e politikës së jashtme të qeverisë së re, mes shqetësimeve për një qasje më të afërt me Rusinë. Zyrtarët e partisë së Radevit i kanë hedhur poshtë këto frikëra, duke theksuar se politika e jashtme nuk do të ndryshojë në mënyrë ekstreme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026