Policia detaje si nisi konflikti në Sarandë: I plagosur mbeti dhe një person tjetër! Identifikohet autori i vrasjes

8 Maj 2026 | 07:05

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandës teksa një 66-vjeçar, i identifikuar si Rexhep Ismaili është vrarë me armë zjarri.

Detaje të reja janë zbardhur nga policia sa i përket autorit të vrasjes. I dyshuari kryesor është i identifikuari si Lulëzim Tabaku, i cili pasi kreu vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me disa persona të tjerë, duke përfshirë këtu edhe një person që mbeti i plagosur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka nisur si pasojë e një konflikti pronësie. Sipas burimeve, palët janë përplasur fillimisht në një karburant në pronësi të vëllezërve Ismaili, ku gjatë debatit situata ka përshkallëzuar në konflikt fizik.

Në këto rrethana, dyshohet se është nxjerrë një armë automatike nga njëra palë me qëllim goditjen e personave që kishin ardhur, ndërsa pala tjetër është kundërpërgjigjur me zjarr, duke shkaktuar vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismailit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë policor:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026