Seanca maratonë, miratohet akti normativ për uljen e akcizës së karburanteve, i pranishëm Rama
Kuvendi miratoi pas një seance maratonë mesnatën e djeshme, disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, mes të cilave dhe aktin normativ për uljen e akcizës për naftën.
Sipas aktit të miratuar me 85 vota pro dhe 25 kundër, parashikohet që në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për naftën është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, do të zbatohet niveli 80% i akcizës.
Në procesin e votimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili më herët ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e Partisë Demokratike. Refuzimi që interpelanca të zhvillohej drejtpërdrejt me kreun e qeverisë ndezi përplasjet në sallë, ku opozita kërkoi edhe dorëheqjen e kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e akuzuar se nuk po respektonte rregulloren dhe Kushtetutën.
Ndër aktet më të rëndësishme të miratuara ishte Akti Normativ për një shtesë në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i cili kaloi me 85 vota pro dhe 25 kundër. Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen ndryshuese për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027 me 108 vota pro dhe vetëm 1 abstenim.
Përplasje të forta para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë makinat e deputetëve, policia arreston Dritan Goxhajn
Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen