Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Vlorë, tregtarët kundërshtojnë zhvendosjen

8 Maj 2026 | 19:54

Në Vlorë ka nisur zbatimi i projektit për rijetëzimin e zonës pranë Sahatit, një ndërhyrje që prek drejtpërdrejt tregun e fruta-perimeve në qendër të qytetit.

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, tregu është mbyllur, ndërsa efektivë të policisë dhe Policisë Bashkiake kanë bllokuar hyrjet dhe daljet, duke mos lejuar tregtarët dhe blerësit të futen në ambientet e tij.

Sipas planit të diskutuar, tregtarët pritet të zhvendosen në zonën e Jallisë së Nartës, një vendim që ka hasur kundërshtime të forta.

“E mbyllën tregun. Jemi bërë si Kanali i Ormuzit, policë andej e policë këtej. Atë te droga i lënë, ndërsa ne që shesim domate çfarë t’i themi nënës? Tani do merremi me SMS-së.”

“Nuk lejohet asnjë të vijë. Nuk e dimë çfarë bëhet. Jemi familjarë, duhet të ushqehemi. Këtu kemi kishë e xhami. S’kemi çfarë të bëjmë, s’kemi ku ta çojmë mallin. Kam një djalë në universitet, me çfarë do ta mbaj?”

“Kam që dje pasdite, shiko si jam bërë nga tensioni, nga kjo parti e Safet Gjicit. Janë mbledhur jaranët e Edi Ramës. Ne kemi mall, kemi një muaj që na kanë rrethuar me polici. Ku ta çoj mallin, ku do vete unë? Ky tregu do riparim, se kam bredhur botën dhe punohet pasdite e natën”, thonë tregtarët.

Tregtarët shprehen se vendndodhja e re është tepër larg dhe e papërshtatshme për aktivitetin e tyre, ndërsa kërkojnë shtyrje të afateve për të shitur mallin që kanë në stok.

Pakënaqësi kanë shprehur edhe qytetarët, të cilët thonë se mbyllja e tregut i lë pa një pikë të rëndësishme furnizimi me produkte të freskëta.

“Po, i mbyllur është, përderisa s’i lënë njerëzit. Njerëzit duhet të lëvizin këtu. Jam blerës, ja s’më lënë hyrjen. Duhen rregullime, po gjejnë kohën.”

“Kam ardhur për të blerë. Tregu është i mbyllur. Do vete të blej në Fier tani, po e nisa rrugën kot sot.”

“Po kështu thonë, e kanë mbyllur. Ku ta dimë ne? Shteti e di. Po ku di unë? Ndoshta do e ndërtojnë nga e para”, thonë qytetarët.

Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që një pjesë e tregtarëve të sistemohen përkohësisht në tregun e Coles.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026