Aksion blic në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin! Drejtoria e Burgjeve jep detaje, zbulon se çfarë u sekuestrua nëpër qeli
Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve ka dalë me një reagim lidhur me një aksion blic të regjistruar këtëe të shtunë në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin. Në njoftim bëhet me dije se kontrollet u zhvilluan me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.
Mësohet se gjatë kontrolleve u sekuestruan mjete komunikimi, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Sipas Drejtorisë së Burgjeve toleranca ndaj shkeljeve është zero dhe se do të vijojnë kontrolle edhe në IEVP-të e tjera.
“Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.
Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.
Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo institucion të vuajtjes së dënimit. Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Toleranca ndaj shkeljeve është zero”, thuhet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet