“PDK i hapi rrugë zgjedhjes së Presidentit!” Lushtaku: Kosova s’mund të mbahet peng!

9 Maj 2026 | 21:56

Deputeti i PDK, Mërgim Lushtaku në një lidhje live këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Lushtaku gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosja kanë luajtur keq me besimin e qytetarëve që iu dha në zgjedhjet 28 dhjetorit 2025.

Sipas tij, Kurti mendon që atë besim e ka në xhep dhe solli ngërçin. Ai theksoi se PDK ka qenë shumë proaktive dhe pavarësisht rezultatit i ka dhënë mundësinë Kosovës që të zgjedhë presidentin e vendit duke propozuar emrin konsensual.

“Ne jemi duke konsultuar me të gjitha strukturat shoqërore të Kosovës për t’i dhënë mundësi që të udhëheqet nga Partia Demokratike e Kosovës duke trajtuar edhe disa fuqi lokale nëpër komunat e ndryshme që mund të sjellin edhe ndryshimin konkret dhe të maksimalizohet vota e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kemi kemi tërhequr disa kandidatë potencial siç është edhe Aida Dërguti që ka qenë nënkryetare e Vetëvendosjes. Gjithashtu është në diskutim edhe çështja e shkrirjes së partisë së Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës që është një bastion në komunën apo në bashkinë, siç i thoni ju, të Malishevës ku vetëm bashkimi i shumë figurave të tilla sjellin një lloj sinergjie që mund të rrisin Partinë Demokratike të Kosovës deri në 50 mijë votues.

Sigurisht që kjo do të do të ketë pastaj edhe ndikim edhe në fushatë që ne të marrim një besim më të madh. Besoj që edhe qytetarët e vendit e kanë parë lojën e Albin Kurtit. Kam parë dhe një deklaratë të një ambasadori suedez ku bëri edhe disa krahasime mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Tha se Kosova para dy dekadash ishte para Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Pastaj sot kur e shoh është me të vërtetë për keqardhje ku ka arritur Kosova të të ketë një dizavantazh apo një proces më të ulët”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026