Shpërthim tritoli në Laç, dëmtohet qepeni i një biznesi
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Laçit.
Sipas informacioneve të publikuara nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, ku pranë qepenit të derës së një dyqani në pronësi të shtetasit Ndue Gjinaj, i vendosur në katin e dytë të një kompleksi shërbimesh përballë Bashkisë së Kurbinit, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në fasadën e biznesit dhe në pjesë të jashtme të objektit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Në momentin e ngjarjes, aktiviteti ka qenë i mbyllur dhe në zonë nuk ka pasur lëvizje qytetarësh.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e rrethanave.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetimet për dokumentimin ligjor të rastit, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen motivet e vendosjes së lëndës eksplozive, ndërsa policia po heton në disa pista.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet