Komisioni Europian reagon ndaj Berishës: Sulmet ndaj ambasadorit Gonzato të papranueshme

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
10 Maj 2026 | 11:39

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Në një reagim për Euronews, ai thekson se Bashkimi Evropian dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Europës ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian

Sipas deklaratës, ambasadori i BE-së ka vepruar me profesionalizëm dhe integritet.

“Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thotë zëdhënësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para

Një turiste rreth 50 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të...
11:24 | 21/07/2026