Tensione në Qafë Thanë, ndalohet kamioni me pëllumba garues! Pas protestës lejohet kalimi drejt Serbisë

11 Maj 2026 | 10:09

Debate të ashpra janë zhvilluar këtë të diel në Pikën Kufitare të Qafë Thanës mes autoriteteve doganore shqiptare dhe përfaqësuesve të shoqatës së pëllumbave bashkë me anëtarët e saj, pasi nuk është lejuar kalimi i një kamioni me pëllumba drejt Serbisë, ku pritet të zhvillohen gara ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e shoqatës kanë kundërshtuar vendimin, duke kërkuar që të mos pengohen dhe të lejohen të marrin pjesë në aktivitet. Sipas tyre, kërkesa e bërë nga Fidel Ylli nuk ka bazë ligjore dhe nuk mund të përdoret për të ndaluar kalimin apo pjesëmarrjen e pëllumbave në garë.

Debatet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe situata vijon të mbetet e tensionuar. Anëtarët e shoqatës deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në zgjidhjen e plotë të situatës nga autoritetet përgjegjëse.

Pas disa orësh diskutime dhe negociata me autoritetet, dogana reflektoi duke lejuar kalimin e kamionit me pëllumba drejt Serbisë.

Përfaqësuesit e shoqatës e cilësuan vendimin si një zgjidhje të drejtë, ndërsa thanë se pjesëmarrja në këto gara përfaqëson jo vetëm pasionin për sportin e pëllumbave garues, por edhe përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitete ndërkombëtare.

Sporti i pëllumbave garues është një aktivitet tradicional që zhvillohet në shumë vende të Evropës dhe bazohet në aftësinë orientuese dhe shpejtësinë e pëllumbave në gara në distanca të gjata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026