Babë e bir që bëjnë art me baltën: Punimet i bëj me sy mbyllur, 4-vjeç bërë punimin e parë

11 Maj 2026 | 17:50

Babë e bir, Erlind Fusha dhe Fiqiri Fusha vazhdojnë të mbajnë gjallë artin e baltës, një traditë familjare që trashëgohet prej shekujsh. Mes duarve të tyre, balta shndërrohet në vepra arti.

Erlind Fusha na prezanton edhe me punimet e tij në skulpturë, ku përmes baltës krijon vepra artistike

“E kam trashëguar këtë zanat nga babai dhe gjyshi. Sot babin e kam edhe koleg dhe çdo ditë punojmë bashkë. Kjo është një traditë që vjen prej më shumë se 600 vitesh në familjen tonë. Me baltën kanë punuar gjyshi, stërgjyshi, katragjyshi, të gjithë brezat para nesh.

Të gjitha sekretet e zanatit nuk t’i mëson askush. Mjeshtri gjithmonë mban disa ‘hile’ për vete. Unë jam skulptor dhe qeramist, ndërsa babai është mjeshtër poçarie. Ai merret më shumë me poçerinë tradicionale, kurse unë me skulpturat dhe pjesën dekorative.

Punimin tim të parë e kam bërë kur isha vetëm 4 vjeç. Ndërsa në moshën 12-13 vjeç kam nisur të ndihmoj familjen. Teknikisht puna me baltën nuk është shumë e vështirë, por vështirësia më e madhe është ana financiare, sepse nuk kemi mbështetje.

Baltën e marrim në rrethinat e Tiranës, edhe në Farkë. Ne e dallojmë baltën edhe vetëm me sy. Babai punon enë tradicionale si tava dheu, vorba, saçe, tava peshku, ndërsa unë jam më shumë te skulpturat dhe qeramika dekorative.

Ëndrra ime është të bëhem një nga skulptorët më të mirë në Shqipëri. Jam djalë i vetëm dhe me babin zihemi vetëm për futbollin.

Një tavë dheu mund të punohet për 15-20 minuta, por më pas duhet të qëndrojë rreth dy javë që të thahet. Ne kemi lindur me baltën. Babai ka rritur 9 fëmijë me këtë zanat, por kjo punë nuk bëhet më shumë se katër orë në ditë. Nuk ka fitime të mëdha, por pasioni na shtyn ta vazhdojmë.

Kam bërë punime edhe me sy mbyllur. Ka raste kur njerëzit thonë se gjatë punës nuk mendon për asgjë, por unë mendoj shumë. Madje kam kuptuar se ndonjëherë e bëj punën automatikisht, pa e parë fare, sepse është kthyer në pjesë të jetës sime. Pastaj vjen momenti i fundit, kur i japim dorën përfundimtare punimit, që zgjat vetëm 40 sekonda ose 1-2 minuta”, është shprehur kështu Erlind Fusha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026