Kryenegociatorja Dhuka nga Komisioni i Jashtëm: BE na ka paraqitur 101 kushte për mbylljen e negociatave

12 Maj 2026 | 10:15

Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin europian, Majlinda Dhuka këtë të martë po raporton në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me bilancin e këtij procesi për vitin 2025. Gjatë fjalës së saj, Dhuka e cilësoii vitin që lamë pas si një vit “jashtëzakonisht të mirë” lidhur me rrugëtimit të vendit tonë drejt BE-së.

Ajo u shpreh se rreth 157 institucione janë të përfshira në përgatitjet për anëtarësim. Ndër të tjera ajo u shpreh se BE deri më tani i ka paraqitur Shqipërisë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 31 kapituj.

“Do të ndalem kryesisht te kushtet e mbylljes së negociatave. Sa i përket kushteve të ndërmjetme apo progresin që ka bërë Shqipëria për shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupsionit, krimit apo të drejtave të njeriut. Në fazën që kemi hyrë tashmë, përgatitjet teknike intensive sa i përket mbylljes së negociatave duke filluar me 10 fushat e para, por duke punuar paralelisht në të 31 fushat.

Së dyti, puna e strukturës negociuese duke u përqendruar te rritja e kapaciteteve, rolin e pushtetit qendror, por njëherësh edhe konsultimin dhe dialogun social sa i përket nismave europiane”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo tha se grupi i dytë është konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse. Sipas saj objektiv kryesor është ndërtimi i modelit social europian dhe se fokusi kryesor do të jetë transformimi digjital, politika industriale, mbështetja për sipërmarrjen, arsimi dhe formimi profesional, kërkimi shkencor dhe inovacioni, punësimi dhe politika sociale.

“Grupi tjetër, agjenda e gjelbër, që u çel në shtator 2025. Shqipëria ka marrë këtu 22 piketa, fokusi kryesor do të jetë në politikën e mjedisit, tranzicionin energjitik, transportin, ndryshimet klimatike.

Bujqësia, këtu Shqipëria ka marrë 18 kushte për mbylljen e negociatave. Fokusi kryesor do të jetë politika bujqësore dhe zhvillimi rural, siguria ushqimore, një nga fushat standardet e të cilit përbëjnë një sfidë të madhe. Menaxhimi i burimeve natyrore, peshkimi dhe politika e zhvillimit të rajoneve shqiptare. Kjo do të kërkojë modernizimin e sistemeve agro-ushqimore, edhe investime më të mëdha”, shtoi ajo.

Dhuka u ndal edhe në fushën e drejtësisë teksa theksoi se Shqipëria ka miratuar të paktën 222 akte ligjore dhe nënligjorë gjatë vitit 2025. Sipas saj nga këto, 44 janë ligje të miratuara nga Kuvendi, 78 vendime nga Këshilli i Ministrave dhe 100 akte të tjera të natyrës ligjore, të institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe ato të pavarura.

“Prej tyre, 75 akte kanë kontribuar në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme. 111 akte kontribuojnë te 101 kushtet e mbylljes së negociatave. 12 akte i përkasin facilitetit për reforma dhe rritje, 24 janë akte të tjera të natyrës përafruese”, tha Dhuka.

 “Janë publikuar 96 projektligje për konsultim publik, nga të cilat, 38 kanë qenë të lidhura me integrimin europian. Më shumë se 96 mijë vizitorë e kanë vizituar Regjistrin e Konsultimit Publik gjatë vitit 2025. Afërsisht 100 mijë vizitorë që kanë shprehur interes”, shtoi kryenegociatorja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026