“Llogariti tek prokurimet publike edhe prokurimet e anuluara”, Rama i përgjigjet Berishës

12 Maj 2026 | 13:37

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha gjatë konferencës së kësaj të marte me mediat. Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Berishës i cili u shpreh se kryeministri mashtron BE-në teksa llogarit tek prokurimet publike edhe prokurimet e anuluara.

Rama shkruan se ai po përpiqet të nxjerrë pretendime se integriteti i prokurimit publik në Shqipëri ka rënë. Ai theksoi se në fakt vendi u përfshi për herë të parë në portalin evropian për matjen e integritetit të prokurimit për shtetet e BE-së. Sipas tij rezultat ishin më mirë se shumë prej tyre.

Lidhur me prokurimet, kryeministri thekson se është bërë përparim dhe se brenda këtij mandati do të rritet në nivelin më të lartë evropian falë Inteligjencës Artificiale.

“Një budalla hodhi një gur në lumë, dhe tani të vegjlit po sillen me mençuri duke u përpjekur ta nxjerrin, duke pretenduar se gjoja integriteti i prokurimit publik në Shqipëri ka rënë!

Por si e shënuan këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin evropian për matjen e integritetit të prokurimit për shtetet e BE-së, duke dalë më mirë se shumë prej tyre – këtë as të mëdhenjtë dhe as të vegjlit nuk mund ta thonë, sepse marrëzia ka vetëm veten si kufi.

Ajo që ka rëndësi është se, qoftë sikur u pëlqen apo jo atyre që nuk u pëlqen, sot Shqipëria njihet ndërkombëtarisht si kurrë më parë, madje edhe në fushën e prokurimit, ku kemi bërë përparim të madh dhe ende po ngjitemi, sepse me Diellën në prokurimin publik do të arrijmë, brenda këtij mandati, një nivel integriteti dhe shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë evropian, falë Inteligjencës Artificiale”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026