“Kush je ti?” zbardhet debati me tone të ashpra në KLP, Stojani përplaset me Bogdanin: Je çmendur

12 Maj 2026 | 14:35

Në seancën e 30 Prillit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka pasur debate të shumta mes anëtarëve të KLP-së lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante.

Në audion e cila është regjistruar prej 7 orësh, debati ka qenë mes anëtarit të KLP-së Sokol Stojani dhe drejtueses së KLP-së Mirela Bogdanit.

Debati u përqendrua te një vendim për dërgimin në Kuvend të vendeve vakante në KLP, ndërsa kryetarja Bogdani kërkoi që çështja të rikthehej për rishqyrtim.


Kjo kërkesë u kundërshtua nga Stojani, duke shkaktuar tensione dhe përplasje mes tyre. Seanca zgjati më shumë se 7 orë dhe u karakterizua nga debate të forta dhe tone të ashpra.

Pjesë nga debati:

Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.

Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.

Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!

Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?

Sokol Stojani: Po kush je ti, moj?

Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.

Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.

AUDIO E PLOTË E SEANCËS së datës 30 PRILL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026