Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmitarja e mbrojtjes: Prokurori më bëri presion

12 Maj 2026 | 16:47

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser ka deklaruar se prokurori special, Joshua Hafetz gjatë marrjes në pyetje gjatë ditës së djeshme ka ushtruar trysni dhe presion ndaj saj për të pranuar se instrumentet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimet e saj.  

Këto komente ajo i bëri pas insistimit të prokurorit special për të ditur më shumë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga ekspertja e cila po dëshmon në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëshmitarja deklaroi se instrumentet e Inteligjencës Artificiale nuk kanë qenë bazë për përfundimet e saj, por thjesht ilustrime që e kanë ndihmuar atë.

Më pas, prokurori Hafetz vuri në dyshim deklaratën e ekspertes që e kishte deklaruar dje sa i takon rëndësisë të IA në vlerësimet e saj.

Në përgjigjen e saj, Fraser kundërshtoi prokurorinë duke thënë se termat në fjalë nuk ishin përdorur nga ajo, dhe se ndaj saj u ushtruar presion për t’i pranuar ato.

Paraprakisht ekspertja australiane deklaroi se për shkak se nuk e njeh gjuhën shqipe ishte më e kufizuar në  vlerësimin e saj.

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Franser e cila është dëshmitare  e mbrojtjes edhe sot para trupit gjykues deklaroi se në konstatimet  e saj nuk i ka mbështetur në platformat e inteligjencës artificiale.

Pas këtij diskutimi ndërhyri mbrojtja e Thaçit, Sophie Menegon e cila kërkoi që këto pyetje të ndërpritet nga ana e organit të akuzës.

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser e cila dje ka nis dëshminë e saj në Speciale gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi deklaroi se kishte përdorur Inteligjencën Artificiale për transkriptim të audiove që u janë ofruar në dispozicion nga mbrojtja e Thaçit.

Në këtë rast gjyqësor, nën akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë ish-presidenti, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026