Zgjedhjet në Kosovë, PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike këtë të mërkurë listën me 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në “Facebook” shkruan se 101 kandidatët janë profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve.
Sipas tij kandidatët besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Gjithashtu mësohet se mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja. Në krye të listës është Hamza i ndjekur nga Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku.
“Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj.
Përveç listës, në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët.
Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë”, shkruan ai.
Lista e plotë:

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh