Konsultime me drejtuesit vendorë të Elbasanit, zhvillohet dëgjesa për reformën territoriale

13 Maj 2026 | 16:09

Reforma territoriale ka hyrë në etapën e parafundit të procesit të saj, me zhvillimin e dëgjesave me 61 kryebashkiakët e vendit, në kuadër të vlerësimit të efekteve të reformës së vitit 2014 në qeverisjen vendore.

Në dëgjesën e parë të zhvilluar me përfaqësues të bashkive të qarkut të Elbasanit, u vu re një qëndrim i përbashkët nga drejtuesit vendorë, të cilët vlerësuan se reforma e vitit 2014 ka sjellë përmirësime si në rritjen e kapaciteteve financiare, ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve publike.

Megjithatë, në këtë seancë mungoi kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, çka u bë objekt komentesh nga përfaqësues të opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Sipas tyre, mungesa e tij lidhej me arsye të ndryshme nga ato zyrtarisht të deklaruara për një angazhim jashtë vendit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ngriti pikëpyetje mbi këtë mungesë, duke e konsideruar si të pajustifikuar në kontekstin e rëndësisë së procesit të dëgjesave.

Ndërkohë, kryebashkiakët e tjerë të qarkut të Elbasanit, të gjithë të drejtuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste, paraqitën më shumë vlerësime sesa kritika për reformën territoriale të zbatuar rreth një dekadë më parë.

Kryetari i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba, ai i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, si dhe kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maci, theksuan përmirësimet e sjella nga modeli aktual i qeverisjes vendore.

Pas përfundimit të dëgjesave në Elbasan, procesi pritet të vijojë me bashkitë e qarqeve Kukës dhe Durrës, si pjesë e konsultimeve të mëtejshme për reformën territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026