Djali i Nicolas Maduro: Babai im mbahet në qeli me 18 të burgosur në SHBA

14 Maj 2026 | 19:29

Djali i presidentit venezuelian Nicolas Maduro, deklaroi se babai i tij po mbahet në një qeli të mbipopulluar në Shtetet e Bashkuara së bashku me 18 të burgosur të tjerë.

Në një intervistë për Der Spiegel, Maduro Guerra tha se fillimisht presidenti venezuelian ishte mbajtur në izolim, ku merrej me ushtrime fizike dhe shkruante një ditar çdo ditë.

“Së fundmi ai është transferuar në një qeli të përbashkët me 18 të burgosur të tjerë. Gjysma e tyre flasin spanjisht. Ai komunikon me ta, shikon televizor dhe po mëson pak anglisht,” tha ai.

Maduro Guerra shtoi se familja ishte befasuar nga operacioni amerikan kundër Venezuelës, duke pretenduar se SHBA përdori teknologji të avancuar ushtarake që vendi i tij “nuk i kishte parë kurrë më parë”.

Sipas raportimeve, më 3 janar 2026, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion ushtarak në Venezuelë dhe kapën Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Çifti u paraqit më 5 janar para Gjykatës Federale të SHBA-së në Nju Jork, ku përballen me akuza për trafik droge dhe narcoterrorizëm, akuza që i kanë mohuar.

Pas arrestimit të Maduro-s, Delcy Rodriguez u betua si presidente e përkohshme e Venezuelës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026