Ambasada e SHBA në Tiranë: Siguria kibernetike, thelbësore për sovranitetin dhe rritjen ekonomike

15 Maj 2026 | 12:02

Siguria kibernetike është tashmë një element i pandashëm i rritjes ekonomike dhe sigurisë kombëtare.

Kështu është shprehur Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Kathryn Hammond, gjatë një aktiviteti ku u prezantuan zgjidhje amerikane në fushën e sigurisë kibernetike.

Duke iu referuar rëndësisë së mbrojtjes së infrastrukturës digjitale, Hammond theksoi se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me sovranitetin dhe sigurinë e vendeve, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“Siguria kibernetike tashmë është e pandashme nga rritja ekonomike dhe siguria kombëtare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, mbrojtja e infrastrukturës sonë digjitale nga kërcënimet e huaja nuk është vetëm politikë e mirë – është thelbësore për sovranitetin dhe sigurinë. Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në transformimin digjital, nga qeverisja elektronike dhe modernizimi financiar deri te infrastruktura energjetike. Por progresi kërkon përgjegjësi. Këto sisteme duhet të mbrohen me teknologjinë më të besueshme dhe më të zhvilluar në dispozicion,” u shpreh Hammond.

Deklarata u bë në kuadër të një aktiviteti që synonte prezantimin e zgjidhjeve amerikane për forcimin e mbrojtjes kibernetike, në një kohë kur Shqipëria po vijon zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe infrastrukturës elektronike në sektorë kyç të ekonomisë dhe administratës publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026