Spanja mungoi në Eurovision, kryeministri Sanchez: Nuk heshtim ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza e Liban

15 Maj 2026 | 18:15

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, mbrojti vendimin e Spanjës për të mos marrë pjesë në edicionin e këtij viti duke thënë se Spanja nuk mund të heshtë ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza dhe Liban.

Pedro Sanchez, në një videomesazh të ndarë në platformën amerikane të mediave sociale X, tha se mungesa e Spanjës në garë pasqyron angazhimin e saj ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar.

“Ky vit do të jetë ndryshe”, tha Sanchez, duke kujtuar vendimin e transmetuesit publik spanjoll RTVE për të mos marrë pjesë, duke e përshkruar atë si “të qëndrueshëm dhe të domosdoshëm: për t’u ngritur kundër padrejtësisë”.

“Kjo është arsyeja pse Spanja nuk po merr pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision, sepse angazhimi ynë ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar shprehet edhe përmes kulturës”, tha ai.

Kryeministri e krahasoi këtë veprim me përjashtimin e Rusisë nga gara pas luftës së saj në Ukrainë.

“Kur Rusia pushtoi Ukrainën, asaj iu ndalua pjesëmarrja në garë dhe Spanja e mbështeti atë vendim. Këto parime duhet të zbatohen edhe kur flasim për Izraelin”, tha ai. “Nuk mund të ketë standarde të dyfishta.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë

Një fermer 58-vjeçar ka vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë qytetin e Lodit, viktima e parë e një vale të nxehti që...
13:16 | 24/06/2026

Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi

Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar tha të mërkurën se Hezbollahu ka qëlluar më shumë se 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi...
12:48 | 24/06/2026

Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën në një turne në Lindjen...
12:35 | 24/06/2026