Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

24 Qershor 2026 | 13:09

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori.

Sipas burimeve lokale, dhjetëra goditje rrufesh janë regjistruar në Parkun Kombëtar të Shebenikut, si edhe në zonat e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit. Për shkak të intensitetit të stuhisë, banorët që ndodheshin në kullota dhe zona të hapura janë përballur me momente paniku.

Ngjarja më e rëndë është shënuar në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, në vendin e njohur si “Arrës”, ku një tufë dhish është goditur nga rrufeja. Si pasojë e shkarkesës elektrike, bagëtitë kanë ngordhur në vend, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për pronarin e tyre.

Pranë tufës ndodhej edhe bariu S. Kurti, i cili fatmirësisht i ka mbijetuar goditjes. Ai është gjetur disa orë më vonë nga familjarët në gjendje shoku dhe me traumë psikologjike. Pas ndihmës së marrë, mësohet se bariu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës e përshkruajnë stuhinë si një nga më të fortat e viteve të fundit, ndërsa aktiviteti i pandërprerë elektrik për disa orë ka rrezikuar jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e personave që ndodheshin në kullotat malore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se të arrestuarit janë vëlla e motër. Ata janë identifikuar si Agetina...
13:01 | 24/06/2026