Restaurimi i Notre Dame, si po rindërtohet maja e katedrales së Parisit që u dëmtua nga zjarri
Pasi prenë pemët e lisit për të rindërtuar katedralen e Notre Dame, pylltarët francezë u përballën me detyrën më të vështirë të enjten e 24 qershorit, dërgimin e ngarkesave masive në një kantier sharrash, rreth 100 km larg.
Ngarkesa e madhe ishte 26 metra, shumë më e gjatë se mesatarja e kamionëve të transportit, ndaj u kërkuan mjete të posaçme si: dy vinça, një rimorkio i modifikuar dhe ekstra i gjatë, si dhe një guidë për ta shoqëruar përgjatë rrugës.
Tekniku i ndërtimit, Anthony Jeanneau, foli mbi vështirësinë dhe mënyrën se si do të transportohet ngarkesa e madhe.
“Ky është një hap i madh përpara sepse zakonisht, kur ngarkojmë trarë, ata janë më të lehtë dhe përdorim teknika më të thjeshta. Këtu kemi drurë disa herë më të gjatë, nga 22 në 26 metra, ndaj na duhet të përdorim vinça të posaçëm për t’i ngritur dhe mjete speciale transporti që zakonisht nuk i përdorim në punën tonë të përditshme”.
Ngarkesat me drurë do të përdoren për të ndërtuar bazën e majës së Notre Dame, për të zëvendësuar atë që u shemb si pasojë e zjarrit që përfshiu katedralen e Parisit më 15 prill të 2019-s.
Pemët, që vlerësohet të jenë rreth 200-vjeçare, u prenë në mars në një pyll në afërsi të lokalitetit Le Mans, në veri të Francës. Shekuj më parë, pemët e këtij pylli përdoreshin për ndërtimin e anijeve të marinës franceze.
Tani po realizohen operacionet e transportit për t’i çuar pemët e prera në kantierin e prerjes në Mayenne, ku do të kthehen në trarë për t’u përdorur për rindërtimin e majës së katedrales.
LEXONI GJITHASHTU:
- Restaurimi i katedrales Notre Dame, pritet të jetë gati në vitin 2024
- Celebrimet për Pashkën, meshë me kufizime në katedralen Notre Dame të Parisit
- Film për Notre Dame në flakë, nisin xhirimet në Paris, risjell momentet kur katedralja u përfshi nga flakët
- Francë, zjarri përfshin katedralen; digjet “Notre Dame” i Nantes
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq