Tregu i Kuçovës vijon aktivitetin mes amortizimit e mungesës së ndërhyrjeve

18 Maj 2026 | 16:50

Tregu i Kuçovës vijon të përballet me probleme të shumta infrastrukturore, mungesë investimesh dhe kushte që tregtarët i cilësojnë të papranueshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre të përditshëm.

Mes baltës, mungesës së pastrimit dhe infrastrukturës së dëmtuar, tregtarët thonë se punojnë çdo ditë në një ambient që nuk plotëson as kushtet më bazike.

Edhe pse paguajnë rregullisht taksat vendore, ata shprehen se prej vitesh nuk është ndërhyrë për përmirësimin e situatës.

“Kam 3-4 vjet që punoj këtu. Na larguan nga tregu tjetër dhe na sollën këtu. Gjendja është shumë e keqe. Pastrojmë vetë dhe rrugicat i shtrojmë vetë. Nuk ka tualete dhe situata është shumë problematike”, është shprehur tregtari.

Përveç mungesës së infrastrukturës, shqetësim serioz mbeten edhe kushtet higjieno-sanitare, të cilat sipas tregtarëve rëndohen edhe më shumë gjatë reshjeve.

Ata thonë se gjatë ditëve me shi, aktiviteti bëhet thuajse i pamundur, ndërsa qarkullimi i mjeteve dhe klientëve vështirësohet ndjeshëm.

Sipas tregtarëve, ankesat drejtuar bashkisë kanë qenë të vazhdueshme, por deri tani nuk ka pasur reagim konkret.

“Kam 10 vjet që tregtoj këtu dhe gjendja është po njësoj, madje më keq. Janë rreth 270 tregtarë këtu. Taksat i paguajmë çdo ditë, por tregu është shumë i papastër dhe kur bie shi bëhemi ujë”, shtoi një tjetër tregtar.

Tregtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet vendore, duke theksuar se kushtet aktuale po ndikojnë drejtpërdrejt në punën dhe jetesën e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026