Nis zbatimi i Paqes Fiskale, Binaj: Përfitime për mijëra biznese në vend

18 Maj 2026 | 20:27

Bizneset që duan të përfitojnë nga “Marrëveshja e Paqes Fiskale” duhet të aplikojnë në administratën tatimore deri në datën 6 qershor. Për drejtorin e Pergjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj ky proces është mundësi shumë e mirë për bizneset, pasi i çon ata drejt formalizimit, duke reduktuar kontrollet tatimore.

“Marreveshja per paqen fiskale ka filluar. Ne bemë udhëzimin që duhet të nxirrte Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe filloi në datën 15 maj. Paqja fiskale është një Koncept i ri dhe qëllimi i qeverisë është formalizimi i ekonomisë shqiptare. Ky formalzim nuk vjen me kontrolle të shpeshta, por vjen në mënyrë vullnetare”, deklaron Binaj

Por cilat kategori tatimpaguesish do të përfitojnë nga Marrëveshja e Paqes Fiskale dhe cilat do të përjashtohen?

“Paqja fiskale përfshin bizneset që paguajnë tatimin mbi të ardhurat për xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë. Këtu janë përjashtuar disa biznese, të cilët kanë vepra penale në fushën e evazionit; bizneset që kanë tarifa të reduktuara të tatimit korporativ apo dhe bizneset në marrëdhëniet koncesionare”, sqaron drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Në intervistë për Euroneës Albania, Binaj flet edhe për fshirjen detyrimeve të para vitit 2024, të cilat do nisin në datën 10 qershor dhe bazuar në vitin e penalizimit do të bëhen në mënyrë automike ose me kusht.

“Janë rreth 200 mijë biznese, të cilat kanë detyrime në sistemin tatimor. Patjetër, këtu flasim për detyrime të vjetra para vitit 2024 dhe fshirja bëhet ose automatike ose me kushte. Për detyrimet që rezultojnë para dhjetorit 2014, fshirja është automatike por ka disa përjashtime. Për bizneset që kanë detyrime pas vitit 2014, do te kemi falje të kamatvonesave, dhe të interesave, nëse paguhet i gjithë principali”, thotë Binaj.

Drejtoria e Tatimeve nuk e ka një vlerë të përgjithshme për gjobat që falen, pasi ajo do të gjenerohet bazuar në listën e bizneseve debitore që preken nga udhëzimi dhe pagesat që do të bëjnë ata për të përfituar nga kjo nismë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026