Gjykatësi federal i Nju Jorkut merr vendimin, ndalon arrestimet e ICE në gjykatat e emigracionit në Manhattan
Një gjykatës federal në Nju Jork u ka ndaluar agjentëve të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave, ICE të arrestojnë emigrantë në ose përreth tre gjykatave federale në Manhattanin e poshtëm, ku kanë pasur konfrontime të ashpra që nga fillimi i presidencës së dytë të Donald Trump.
Sipas një urdhri të lëshuar të hënën nga gjyqtari Kevin Castel, një gjykatës i distriktit amerikan, agjentët federalë nuk lejohen më të bëjnë arrestime të emigrantëve, përveç në rrethana të jashtëzakonshme në vendet ku mbahen seanca dëgjimore para gjyqtarëve të imigracionit.
Vendimi i Castel erdhi në përgjigje të një padie të ngritur nga Unioni i Lirive Civile të Nju Jorkut, Unioni Amerikan i Lirive Civile, Make the Road NY dhe grupe të tjera.
Amy Belsher e ACLU-së e quajti vendimin një fitore të madhe për personat që kërkojnë të marrin pjesë në mënyrë të sigurt në procedurat e tyre gjyqësore të imigracionit.
Castel tha se vendimi i tij zbatohej në gjykatat e imigracionit në 26 Federal Plaza dhe dy lokacione të tjera në Manhattan – 201 Varick Street dhe 290 Broadway. Vendimi nuk zbatohet në të gjithë vendin.
Në një urdhër prej 15 faqesh, Castel tha se ndërsa kishte një interes të fortë qeveritar në zbatimin e ligjeve të imigracionit, kishte gjithashtu një interes serioz në lejimin e individëve të merrnin pjesë në procedurat e largimit dhe të nxirrnin kërkesa për azil para një gjyqtari pa frikën e arrestimit.
Castel vuri në dukje gjithashtu se agjentët federalë ende mund të ndalojnë individë në vende larg gjykatave të imigracionit dhe gjithashtu mund të bëjnë arrestime në gjykatat e imigracionit kur ekziston një kërcënim serioz për sigurinë publike.
Ndërtesat federale në pjesën e poshtme të Manhattanit, përfshirë 26 Federal Plaza ku ICE mban një zyrë, kanë qenë vendi i arrestimeve të emigrantëve, protestave të lidhura dhe përplasjeve midis agjentëve dhe demonstruesve, të cilat kanë përfshirë edhe ndalimin e zyrtarëve të zgjedhur vendorë.
Castel tha se kufijtë e përcaktuar në politikën federale në prill 2021 në lidhje me veprimet zbatuese brenda gjykatës mund të mbeten në fuqi. Ai tha gjithashtu se një çështje gjyqësore para tij ka të ngjarë të rezultojë në një vendim se ishte “arbitrare dhe kapriçioze” që administrata e dytë Trump të tërhiqte atë politikë.
Fillimisht, gjykatësi kishte hapur rrugën për arrestime në gjykatat e imigracionit në Manhattan në shtator. Por ai tha se avokatët e qeverisë kohët e fundit e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre për këtë çështje, duke thënë se kanë mësuar se politikat e vitit 2025 në lidhje me arrestimet në dhe përreth gjykatave, të vendosura nga administrata Trump, nuk zbatoheshin në fund të fundit për gjykatat e imigracionit.
Ai tha se qëndrimi i ri i qeverisë nënkuptonte se ishte e nevojshme të korrigjohej një gabim i qartë dhe të parandalohej një padrejtësi e dukshme.
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë