Shkëmbim zjarri mes policisë dhe dy personave në aksin Mamurras-Laç, policia jep detajet: Ja pse e plagosëm 23-vjeçarin
Dy persona janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin rrugor “Mamurras-Laç”, pasi dyshohet se tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.
Sipas Policisë, njëri prej të arrestuarve ishte Leonard Dema, 23 vjeç Amadeo Fufi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.
Blutë bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes për kapjen e tij, Dema, i cili udhëtonte me automjet së bashku me shtetasin A.F., 28 vjeç, ka tentuar të largohet duke rrezikuar jetën e efektivëve të Policisë.
Po sipas njoftimit, personi që e shoqëronte i ka drejtuar armën e zjarrit efektivëve, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kushtet e vetëmbrojtjes për neutralizimin e tyre.
Gjatë operacionit është plagosur Leonard Dema, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin A.F., ndërsa sekuestroi armën e zjarrit pistoletë që ai posedonte.
Operacioni u realizua pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim.
Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me AMP-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin