Shuhet një familje në aksident, 4 viktima dhe 3 të plagosur në autostradën “Pavarësia”
Një familje me katër anëtarë është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë në zonën e quajtur “Kripa”. Teksa udhëtonin me një autoveturë “Toyota”, familjarët nga Patosi, Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi 9 vjeçe, janë përplasur me një autoveturë tjetër tip “Audi”, duke përfunduar në kanal dhe duke humbur jetën.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti. Vetëm një prej vajzave, është arritur të dërgohet në spital, por mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbajnë në jetë, si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.
Ndërkohë në Spitalin e Vlorës, janë dërguar edhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Audi” Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët kanë marrë goditje të rëndë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka ndërtuar një skemë të qartë se si ka ndodhur aksidenti, por ajo që dihet me siguri është se shpejtësia e lartë ka qenë faktor përcaktues në pasojat tragjike të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës