Nën masa të rrepta sigurie përfundon në Vlorë etapa e tretë e Turit Çiklistik në Shqipëri

20 Maj 2026 | 15:30

Etapa e tretë e Rrethit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë është mbyllur këtë të mërkurë me itinerarin Elbasan-Vlorë, në një distancë prej rreth 149 kilometrash. Pas një gare të fortë dhe shumë emocionuese, fitues i etapës u shpall çiklisti zviceran Guillaume Haldimann, i cili arriti të marrë vendin e parë vetëm në metrat e fundit të finishit në Vlorë.

Pas tre etapave të zhvilluara deri tani, renditjen e përgjithshme të Rrethit Çiklistik e kryeson pikërisht Guillaume Haldimann, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer në këtë edicion të garës.

Në fjalën e tij, presidenti i Federata Shqiptare e Çiklizmit, Skënder Hanxhaku, falënderoi organizatorët dhe vlerësoi faktin që Vlora është pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti sportiv.

Në ceremoninë përmbyllëse ai i dhuroi edhe fanellën e verdhë drejtoreshës së klubit shumësportësh, Elona Hasanaj.

Ndërkohë, të enjten do të zhvillohet etapa e katërt në itinerarin Vlorë-Llogara-Himarë-Kuç-Vlorë. Në edicionin e këtij viti marrin pjesë 18 ekipe nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026