Nis sot “Turi Çiklistik i Shqipërisë”, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Policia Bashkiake e Tiranës njoftoi se më 18 maj 2026, duke nisur nga ora 12:00, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit, për shkak të zhvillimit të “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”.
Sipas njoftimit, do të preken disa nga rrugët dhe bulevardet kryesore të Tiranës, si Sheshi “Skënderbej”, bulevardet “Zogu i Parë”, “Dëshmorët e Kombit”, “Gjergj Fishta”, si dhe segmente të Unazës së Madhe dhe itinerarit Tiranë – TEG – Thumanë – Milot – Rrëshen – Reps.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative për të shmangur trafikun dhe vonesat gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Në turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë do të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Rrugët ku do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve do të jenë:
Sheshi “Skënderbej”
Bulevardi “Zogu i Parë”
Rruga “Dedë Gjon Luli”
Rruga “Myslym Shyri”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Lekë Gjon Luli” (Dedë Gjon Luli)
Rruga “Ibrahim Rugova”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Unaza e Madhe
Segmenti Tiranë – TEG – Thumanë – Milot – Rrëshen – Reps
Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë orarit të aktivitetit.
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit
Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
- 15:09 “Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo
- 15:02 Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit
- 14:41 Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës