Policia e Kosovës kontrolle në disa shkolla, një nxënës kapet me pistoletë dhe 19 fishekë! Një tjetri i gjendet thikë

20 Maj 2026 | 18:24

Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka zhvilluar disa kontrolle në shkolla në Mitrovicë të Jugut dhe në Skënderaj. Sipas njoftimit është sekuestruar edhe një armë zjarri nga një nxënës.

Sipas njoftimit në njërën nga shkollat e mesme në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga stafi i shkollës dhe është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit të dy nxënësve janë gjetur mjete të rrezikshme.

Një nxënësi i është gjetur një thikë, ndërsa një tjetri i është gjetur një pistoletë, 19 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë e armës së gjatë.

Policia ka konfiskuar të gjitha sendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në polici. Ata janë marrë në pyetje në prani të prindërve të tyre.

“Pas njoftimit të prokurorit për të mitur, me vendim të tij nxënësit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj nxënësit tek i cili është gjetur arma e zjarrit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026