Korçë, mbi 30 familje jetojnë mes lagështirës dhe mjerimit në banesat sociale të qytetit

20 Maj 2026 | 20:47

Në ish-konviktin e Korçës, i kthyer prej vitesh në banesa sociale, jetojnë më shumë se 30 familje në kushte që banorët i cilësojnë të papërshtatshme dhe të rrezikshme për jetesë.

Pamjet e ambienteve të amortizuara tregojnë mungesën e investimeve dhe degradimin e godinës, ku lagështira, mungesa e ndriçimit dhe problemet higjeno-sanitare janë kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët.

Banorët shprehen se prej vitesh kanë kërkuar ndërhyrje nga Bashkia e Korçës, por sipas tyre, deri tani kanë marrë vetëm premtime pa investime konkrete.

 “Nuk po vënë dorë. Një problemi kemi të tërë. Të gjithë vuajmë, banjat, mikrobet, sëmundjet. Nuk e mbaj mend as unë, vetëm dy herë kanë ardhur. Pa derë pa gjë. Asnjë ndriçim. Një vdekje nuk ke si e nxjerr njeriun. Kanë ardhur kanë thënë, po po”, është shprehur një banor.

Familjet tregojnë se jetojnë në ambiente të vogla dhe të amortizuara, ndërsa mungesa e kushteve minimale po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

“Do bëjmë këtë, do bëjmë atë e asgjë nuk kanë bërë. E bashkisë është. Çfarë jete, 3 veta në një dhomë. Kushte jo të mira”, është shprehur një banore tjetër.

Më të vështirë situatën e kanë personat e sëmurë dhe familjet pa të ardhura, të cilët thonë se ndihen të harruar nga institucionet.

 “E bashkisë është. Llaftari. Pikojnë banjat, një dhomë rri me djalin. Asnjë nuk ka ardhur. Nuk japin asgjë. Siç e shoh me mbesën me vete. Unë e sëmurë me KEMP, invalid, djali pa punë, shtëpi nuk japin. Në këto kushte. Për vota vijnë, pas votave nuk bëhen më merak”, ka vijuar më tej një grua që jeton në ish-konvikin.

Kërkesa e banorëve mbetet rikonstruksioni i banesave sociale dhe sigurimi i kushteve minimale për një jetesë dinjitoze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026