Italia njofton lajmin për 168 të vdekur vetëm në një ditë

10 Mars 2020 | 17:42

Situata në Itali sa vjen e rëndohet, teksa coronavirusi po merr çdo ditë e më shumë viktima.

Vetëm për 24 orët e fundit, në Itali kanë humbur jetën 168 persona, ndërkohë që një ditë më parë vdiqën 100 pacientë.

Në total, Italia numëron 10149 raste, 1004 prej të cilëve janë shëruar. Fatkeqësisht, 631 persona kanë humbur jetën deri tani, ndërkohë që 877 të tjerë janë duke u mbajtur në terapi intensive.

Personat që janë identifikuar si të prekurkanë kaluar nga 7985  në 8514 brenda 24 orësh, ose 529 raste të reja të zbuluara.

Nga të sëmurët, gati 7% janë më pak se 3- vjeç.

Kryeministri italian, ndërkohë, ka shpallur “zonë të kuqe” të gjithë vendin, gjë që ka futur në karantinë rreth 60 milionë banorët e shtetit italian.

Përveç ndalimit të udhëtimeve, janë anuluar edhe veprimtaritë e ndryshme kulturore e sportive, për të shmangur grumbullimin e njerëzve.

Ndërkohë Austria ka mbyllur kufijtë për këdo që mbërrin nga Italia, pavarësisht se janë të certifikuar si të pa prekur nga  COVID-19.

Kurse austriakët që po qëndrojnë në Itali, pritet që të riatdhesohen dhe të futen në karantinë.

Lajmi për ndalimin u bë i ditur nga Kryeministri, Sebasian Kurz. Lëvizja është ndryshe nga hapat e ndjekur nga vendet e tjera anëtare të BE-së për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Nga ana tjetër në Britani, autoritet kanë zbuluar masat e reja ku përfshihet luftimi i lajmeve të pavërteta dhe disinformimin në rrjetet sociale për coronavirus.

Në total, deri tani në Itali numërohen 631 persona të vdekur dhe 8 514 të infektuar. Kurse në të gjithë botën COVID-19 ka infektuar 113 255 persona dhe ka vrarë 3 954 persona. Mëshumë se 62 mijë janë shëruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026