Zjarri në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, shpallet në kërkim një person si autori i dyshuar

21 Maj 2026 | 12:42

Në Lushnjë po vijojnë hetimet e thelluara për një ngjarje të ndodhur më 19.05.2026 në tregun e fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, e cila fillimisht ishte dyshuar si aksidentale.

Sipas Policisë, pas veprimeve hetimore dhe analizës së pamjeve filmike, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetas me inicialet K. Ç., banues në Durrës, i dyshuar si një nga autorët e zjarrvënies. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e një personi tjetër të përfshirë në ngjarje.

Ngjarja është raportuar fillimisht në sallën operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ku shërbimet policore dhe zjarrfikëset ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve pas disa orësh pune.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa tezga dhe produkte në pronësi të tregtarëve të zonës.

Fillimisht u dyshua për një shkëndijë elektrike, por hetimet e mëvonshme, nën drejtimin e Prokurorisë, zbuluan se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se dy persona janë afruar pranë tregut dhe dyshohet se kanë ndezur zjarrin përpara se të largoheshin nga vendngjarja.

Policia e Durrës vijon punën për kapjen e të dyshuarit dhe identifikimin e bashkëpunëtorit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026