Merr fund arratia, arrestohet 22-vjeçari që grabiti argjendarinë në Kamëz
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Një nga autorët e grabitjes së një argjendarie në Kamëz është arrestuar këtë të enjte nga policia. Në pranga ka rënë 22-vjeçari Elez Hysa, ndërsa bashkëpunëtori i tij vijon të jetë në kërkim.
Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se është i implikuar në grabitjen me armë të ndodhur më 16 maj 2026, në një argjendari në pronësi të shtetasit me iniciale O.L., ku autorët morën një sasi bizhuterish.
Gjatë operacionit, policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e disa sendeve të kundërligjshme, të cilat konsiderohen të vlefshme për hetimin.
Blutë bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s