Sulm me dron në një kolegj të Rusisë, 18 studentë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja

22 Maj 2026 | 10:14

Rreth 18 studentë dhe instruktorë dyshohet se kanë mbetur nën rrënojat e një ndërtese kolegji pas një sulmi me dron ukrainas.

Sipas raportimeve, trupat ukrainase sulmuan të enjten në mbrëmje ndërtesën e kolegjit dhe kampusin përmes dronëve. Në momentin e sulmit, në objekt ndodheshin 86 të rinj të moshës 14 deri në 18 vjeç.

Si pasojë e sulmit, të paktën 35 persona kanë mbetur të plagosur me shkallë të ndryshme lëndimesh, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonë.

“Deri në 18 studentë dhe instruktorë kolegji mund të mbeten nën rrënoja. Kampusi pësoi shkatërrim të tmerrshëm”, citohet të ketë thënë zyrtari rus Rodion Miroshnik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë...
17:56 | 28/07/2026