VËZHGIM | Rreziku nga coronavirus, qytetarët injorojnë këshillat e ekspertëve
Këshilla e ekspertëve është që të shmangim vendet ku ka grumbullime njerëzish. Megjithatë në Tiranë, duket se njerëzit nuk po e marrin shumë seriozisht këtë këshillë, pasi parqet e qytetit janë plot. Edhe pse shkollat u mbyllën duket se fëmijët e kanë vështirë të qëndrojnë brenda.
Thirrjet për të shmangur grumbullimet vijnë ngado, por në Tiranë jeta rrjedh normalisht, të paktën në këto parqe për fëmijë.
Mësimi në shkolla dhe çerdhe është pezulluar për një periudhë 2 javore me qëllim mospërhapjen e coronavirus. Megjithatë qëndrimi në shtëpi duket se është pak i vështirë.
“Është shumë e mërzitshme, nuk ke çfarë bën në shtëpi”, shprehet një nxënëse.
“Nuk qëndrojnë brenda ata (fëmijët), çfarë t’i bëjmë! Çfarë të bëjmë, mirë është po, edhe për ne është mirë, po dhe ne duam të dalim”, thotë një qytetare.
“Më mirë është që fëmijët të rrinë jashtë, marrin rreze, rrezet e diellit janë të domosdoshme”, tha një tjetër qytetar.
Daljet nga banesat e tyre duket se janë të pashmangshme edhe për të moshuarit, të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga ky virus. Me masa të shtuara higjienike ata vijojnë normalisht takimet e tyre të përditshme me bashkëmoshatarët.
“Ne e njohim njëri-tjetrin, po të jetë ndonjë me grip do largohemi, s’do vijë”, shprehet një pensionist.
“Mua nuk me duket e arsyeshme se mërzitemi shumë brenda”, thotë një tjetër.
“Kemi nevojë edhe për ajër, në fakt puna është të mos ulesh në ambiente kolektive”, deklaron një i moshuar.
Takimet në 1 metër largësi me personat e tjerë rrallë zbatohen, megjithatë ka edhe nga ata që janë munduar të shmangin takimet me shumë njerëz.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:27 OKB mirëpret raportet për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut, bën thirrje për dialog
- 19:21 “Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë
- 19:19 Rriten dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit pas marrëveshjes SHBA-Iran
- 19:01 Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
- 18:55 Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda
- 18:41 Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë