“Fest në Sokak” tërheq turistë vendas dhe të huaj në Gjirokastër

23 Maj 2026 | 14:10

“Fest në Sokak” po gjallëron qytetin e Gjirokastrës duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj në zonën muzeale të qytetit. Aktiviteti sjell për vizitorët eksperienca të lidhura me traditat lokale, zejet artizanale, gatimet karakteristike dhe muzikën popullore.

Programi i aktivitetit përfshin punimin e zejeve tradicionale, përgatitjen e rakisë, gatimet tradicionale, ritualin e kafes në gur, isopolifoninë dhe vallet karakteristike të zonës së Gjirokastrës.

Përgjatë mbrëmjeve, koncertet folklorike dhe artistët e muzikës së lehtë krijojnë atmosferë festive në sokakët karakteristikë të qytetit historik.

“Jam pjesë e isopolifonisë dhe më vjen mirë që ka një interesim të madh nga turistët e huaj, kjo është pjesa më e bukur që ne kemi një vlerë të paçmueshme që duhet ta mbajmë me fanatizëm, jam shumë krenar për këtë nismë që kemi marrë”, thotw Roland Çenko, këngëtar popullor.

Një nga momentet më të veçanta për turistët mbetet rituali tradicional i kafes në gur, ku vizitorët njihen me procesin e përgatitjes dhe simbolikën e mikpritjes gjirokastrite.

“Ndajmë me turistët një moment të veçantë siç është rituali i kafes në gur, ky moment nuk ka funksionin thjesht të shijosh një filxhan kafe por është një element i rëndësishëm i mikpritjes gjirokastrite”, tregon Lubjana Baho, artizane e kafes në gur.

Përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës thonë se aktivitetet do të vijojnë për disa ditë, duke përfshirë edhe njësitë administrative përreth qytetit.

“Më shumë se 5 ditë Gjirokastra feston me ‘Fest në Sokak’ si dhe në aktivitetet në njësitë administrative, sot dhe nesër ‘Fest në Sokak’ ju pret në shesh me artistë më se të mirënjohur”, shprehet Kristina Gushi, nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër.

 “Fest në Sokak” vijon të promovojë kulturën, traditat dhe vlerat turistike të Gjirokastrës, duke e kthyer qytetin në një pikë tërheqëse për vizitorët gjatë sezonit turistik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026