Berisha reagon pas deklaratave të Ramës: Është mashtrim 2 metra i gjatë të thuash se protestat bllokuan integrimin

24 Maj 2026 | 15:08

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi këtë të diel ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në rubrikën “Shënimet e javës”, lidhur me procesin e IBAR-it dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Në një videomesazh, Berisha akuzoi Ramën për mashtrim të opinionit publik mbi raportin e miratuar më 21 maj, duke theksuar se opozita nuk ka shkruar “asnjë fjalë” në dokument, por sipas tij, raporti pasqyron të gjitha problematikat që opozita ka denoncuar ndër vite.

“Është mashtrim dy metra i gjatë të thuhet se protestat u bënë për IBAR-in. Protestat nisën që në dhjetor, kur Edi Rama mori në mbrojtje Belinda Ballukun për të mbrojtur veten e tij”, deklaroi Berisha.

Sipas kreut të demokratëve, përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë konstatuar nga afër situatën në Shqipëri gjatë vizitës së grupit të punës COELA, që miratoi raportin e IBAR-it.

Berisha tha se delegacioni me përfaqësues nga 27 vende të BE-së është bindur se zgjedhjet në Shqipëri janë “një farsë e vërtetë”, se drejtësia ndodhet nën presion politik dhe se parlamenti nuk ka rolin që duhet të ketë në procesin e integrimit europian.

Ai shtoi gjithashtu se raporti evidenton problematika që lidhen me korrupsionin, ekonominë klienteliste dhe mungesën e funksionimit të shtetit ligjor.

“Pas këtij raporti, realiteti shqiptar në Bruksel është krejt tjetër nga ai që mashtron Edi Rama dhe kjo është një arritje e madhe për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi se opozita mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por sipas tij, vendi aktualisht nuk plotëson kriteret përveç atij gjeopolitik.

“Ky proces, në interesin më të mirë të shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis seanca plenare, PD bojkoton punimet; protestë dhe tensione jashtë Parlamentit

Ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ndërsa jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, e shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje me...
10:50 | 02/07/2026

Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore

Gjatë tensioneve të sotme para Parlamentit, disa protestuese femra kanë shfaqur komplikacione të lehta shëndetësore, kjo për shkak të përdorimit të spraj-it djegës nga ana...
10:20 | 02/07/2026

Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat teksa hynte në Kuvend, u shpreh se fokusi i mazhorancës nuk duhet të jetë...
10:17 | 02/07/2026