“Himarën e konsideroj origjinën time”, Dendias pas takimit me Ramën: Pakica etnike greke urë miqësie

25 Maj 2026 | 18:20

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias zhvilloi një takim 2-orësh me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë të hënën.

Në fokus të diskutimeve mësohet se ka qenë mes të tjerash rifillimi i dialogut për zonat detare dhe shelfin kontinental, një proces që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.

Në një reagim në X, Dendias shprehet se me kreun e qeverisë shqiptare pati mundësinë të fliste për Himarën, vendi nga siç shprehet ka origjinën, ndërsa thekson se pakica etnike greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe dy popujve.

“U prita nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kontekstin e vizitës sime në Tiranë. Ne analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë. Pata mundësinë të flas për Himarën, qytetin nga i cili besoj se vij me origjinë, dhe të përsëris qëndrimin tim se pakica etnike greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe dy popujve”, shprehet Dendias.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026