“Dendias mund të jetë pasuesi i Mitsotakis”, Çika: Ardhja e tij në Shqipëri nuk është rastësore
Analisti Emilio Çika ka diksutuar në “Now” mbi vizitën e Nikos Dendias në Shqipëri dhe çështjen e kufijve detarë
Çika shprehet i mendimit se vizita e ministrit grek Nikos Dendias në Shqipëri nuk është rastësore, duke e cilësuar atë si një emër të mundshëm për të pasuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në të ardhmen.
Sipas Çikës, Dendias ka një njohje të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke për shkak të eksperiencës së tij si ministër i Jashtëm në qeverinë e parë të Mitsotaqisit.
“Po, Dendias konsiderohet në një të ardhme që mund të jetë edhe zëvendësuesi i Micotaqisit. Pra, ka ardhur një njeri me peshë, ka ardhur një njeri i cili ka patur atë mbi portofolin e Ministrisë së Jashtme në qeverinë e parë të Micotaqisit, mirëdijen e marrëdhënieve dypalëshe. Dhe nuk është aspak rastësore përzgjedhja e tij për të ardhur në Shqipëri, ose që është dërguar nga kryeministri Micotaqis”, tha ai.
Analisti nënvizoi se Greqia ndodhet në një moment delikat sa i përket sigurisë rajonale, duke pasur dy çështje të hapura detare: marrëdhëniet me Turqinë dhe mosmarrëveshjen me Shqipërinë. Sipas tij, Athina kërkon ta zgjidhë këtë çështje përpara anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në mënyrë që problemi të mos mbetet pezull edhe pas integrimit europian të vendit.
“Jemi në një momentum politik, jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm, në radhë të parë për Shqipërinë dhe sigurisht edhe Greqinë. Është edhe aspekti i sigurisë së Greqisë, aspekti i një qetësie që kërkon Greqia. Sepse për t’u mbrojtur 360 gradë, Greqia ka dy probleme në ato që janë kufijtë e saj detarë: Turqia nga njëra anë, që nuk pritet të ketë ndonjë zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë për arsye të mirënjohura, dhe çështja me Shqipërinë.
Të gjitha zonat e saj detare pastaj Greqia i ka të zgjidhura, me të fundit atë që kishte me marrëveshjen me Italinë.
Çdo shtet ka interesat e tij shtetërorë dhe kombëtare të parat. Dhe si rrjedhojë, është momenti i duhur edhe për Greqinë pikërisht për ta zgjidhur këtë çështje tani.
Në qoftë se këtë çështje e lë, dhe Shqipëria në një moment pas 2027-ës, 2029-ës apo 2030-ës arrin dhe futet në Bashkimin Europian, kjo është një çështje që do ngele pezull dhe e mbartur aty”, tha Çika.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta