Maldivet ashpërsojnë rregullat lidhur me zhytjet teknike, pas vdekjes së pesë italianëve në shpellë

25 Maj 2026 | 22:27

Qeveria e Maldiveve po përgatit rregulla më të ashpra për zhytjet teknike nënujore, pas tragjedisë ku humbën jetën pesë zhytës italianë në një shpellë mbi 60 metra nën sipërfaqen e detit.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Zyrës së Presidentit, Mohamed Hussain Shareef, i cili deklaroi se autoritetet synojnë të forcojnë kontrollin mbi aktivitetin e njohur si “tech-wreck diving”, që përfshin eksplorimin e rrënojave të anijeve, tuneleve dhe shpellave nënujore në thellësi të mëdha.

Sipas draftit të ri ligjor, pjesëmarrja në këto misione do të kërkojë leje të posaçme, të cilat do të jepen vetëm për studiues dhe zhytës me certifikime të avancuara. Rregullorja do të përcaktojë gjithashtu standarde të detyrueshme për eksperiencën minimale, pajisjet teknike dhe protokollet e sigurisë.

“Ky është një aktivitet që nuk mund të kryhet pa aftësi specifike dhe eksperiencë të nivelit të lartë”, deklaroi Shareef, duke shtuar se sektori do të rregullohet me udhëzime shumë rigoroze.

“Tech-wreck diving” konsiderohet shumë më i rrezikshëm se zhytja rekreative, pasi zhvillohet përtej kufijve standardë të thellësisë dhe kërkon përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe përzierjeve të avancuara të gazrave, si trimix, heliox dhe helair.

Ekspertët theksojnë se në thellësi të mëdha rritet ndjeshëm rreziku i toksicitetit të oksigjenit dhe narkozës nga azoti, dy nga komplikacionet më të rrezikshme për zhytësit teknikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026