Tërmet i fortë ‘shkund’ Kilin, dalin pamje nga lëkundjet (VIDEO)

26 Maj 2026 | 08:05

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.9 ballë u regjistrua në Kili, rreth tridhjetë kilometra në lindje të qytetit të Calamës. Tërmeti ndodhi në një thellësi fokale prej 101.3 kilometrash, në shkretëtirën e Atacama-s.

“Kërcënimi i një cunami që godet brigjet e Kilit është përjashtuar”, tha Felipe Plaza, i agjencisë kombëtare për parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive (SENAPRED), në një video të publikuar nga institucioni nëpërmjet X.

Pas tërmetit pati ndërprerje të energjisë elektrike, deri më tani janë prekur gjithsej rreth 27,000 familje.
 Kili, nëntoka e të cilit është vendi ku bashkohen tre pllaka tektonike, është ndër vendet me sizmicitetin më të lartë në botë, aq sa qytetarët shqetësohen vetëm kur regjistrohen tërmete me magnitudë më të madhe se 7.

Në vitin 1960, vendi i Amerikës Latine u godit nga një tërmet që ende konsiderohet më i forti i regjistruar ndonjëherë – me magnitudë 9.5.

Qyteti i Valvidias pësoi shkatërrime të mëdha; 9,500 njerëz humbën jetën. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 shkaktoi një cunami që la më shumë se 520 të vdekur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026