Aksion i SPAK tek rezidencat në Tiranë, kush është Ergys Kastrati që u vendos në pranga mes 4 urdhër-arresteve
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa zona rezidenciale në Tiranë, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë ekzekutuar 4 urdhër-arreste. Mes personave të vënë në pranga ndodhet edhe Ergys Kastrati, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh, si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe ato italiane.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se Kastrati është arrestuar gjatë ndërhyrjes së forcave speciale në një vilë në një prej rezidencave luksoze të kryeqytetit. Ndërkohë, disa prej personave për të cilët është caktuar masë sigurie rezultojnë jashtë vendit.
Në kuadër të të njëjtit operacion, autoritetet italiane kanë arrestuar edhe Igli Kamberin, i cili konsiderohet si drejtuesi i dyshuar i grupit kriminal. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e një shtetasi italian.
Operacioni vijon, ndërsa priten detaje të tjera nga SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet