“Shqiptaria është me Shkupin”, sot protestë në sheshin “Skënderbej” për gjuhën shqipe

26 Maj 2026 | 09:41

Një protestë solidarizuese në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbahet këtë të martë në Tiranë. Kjo protestë është njoftuar në orën 17:00 ku do të nisë tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas do të vijojë me një marshim drejt ambasadës së Maqedonisë.

Protesta u njoftua pak ditë më parë pas tensioneve të krijuara lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe protestave të zhvilluara së fundmi në Shkup.

 “Zëri ynë nuk do të ndalet, ashtu siç nuk do të ndalet as kërkesa jonë pa kompromis për zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Më 26 maj mblidhemi në Tiranë në orën 17:00 dhe pas saj në Prishtinë, e më pas, bashkë si ‘të paedukatë’ që na quajnë, do të rikthehemi sërish në Shkup, kësaj here para Qeverisë që shkel mbi të drejtat tona me arrogancë. Ne nuk do të zmbrapsemi. Ne nuk do të heshtim. Gjuha shqipe nuk negociohet”, njoftoi pak ditë më parë aktivisti Mevlan Ademi përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026