Operacion i përbashkët Interpol Tiranë-Madrid! Arrestohet në Spanjë 49-vjeçari i kërkuar për trafik droge (EMRI)
Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve homologe në Madrid, është finalizuar arrestimi në Spanjë i shtetasit Kevin Margjoni, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Sipas informacioneve zyrtare, 49-vjeçari është ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Kevin Margjoni sipas informacioneve zyrtare është i përfshirë në Laboratorin e Kokainës në Frakull.
Autoritetet vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet