Mbrojtja nga rrezet ultraviolet, cilat janë masat që duhet të merrni
Qëndrimi në diell është shkaku kryesor i ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet. Djegia që shkakton ky rrezatim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbart në vetvete një rrezik të madh të zhvillimit të melanomës gjatë jetës, tek ata që kanë një ekspozim për një kohë të gjatë. Sa më i madh ky rrezatim, aq më i madh është dhe potenciali për dëmtim të lëkurës dhe syrit, në një kohë të shkurtër.
Hapi i parë që duhet të bëni për t’u mbrojtur është të gjeni indeksin e rrezatimit UV. Pjesa më e madhe e aparateve të celularëve sot e mundësojnë këtë.
Në aplikacionin e parashikimit të motit në celularin tuaj, do të shihni indeksin UV. Hapi i dytë është të dini mbrojtjen e rekomanduar në bazë të nivelit të rrezatimit UV.
Nëse indeksi i rrezeve UV në celularin tuaj shënon 0 deri në 2, ju mund të kënaqeni duke qëndruar jashtë. Nëse ky indeks varion nga 3-7 ajo që duhet të bëni është të kërkoni hije gjatë orëve të mesditës. Rrini të veshur me bluzë, vendosni kremin e diellit dhe kapelën për t`u mbrojtur.
Nëse rrezatimi UV është 6-7, ekspozimi për më shumë se 30 minuta shkakton djegie.
Nëse indeksi i rrezatimit ultraviolet shënon 8 , duhet të shmangni qëndrimin jashtë gjatë orëve të mesditës. Bluza, kremi kundër diellit dhe kapela janë të domosdoshme.
Nga 8 deri në 10 ky indeks vlerësohet si shumë i lartë dhe ekspozimi për më shumë se 15-25 minuta, shkakton djegie. Ndërsa kur celulari juaj të tregojë se indeksi UV është 11 atëherë situata është ekstreme. Do të mjaftonin vetëm 10 minuta për të pësuar djegie. Në të dyja rastet, këshillohet mos ekspozimi në diell, dhe qëndrimi brenda në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërcënimi nga temperaturat e larta, IGJEUM: Rrezik i lartë për zjarre në disa qarqe të vendit
- Muaji mbyllet me temperatura të larta, meteorologu Osmani: Shmangni orët e pikut
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet