Operacioni i SPAK, Braho jep detaje: 15 masa, janë sekuestruar rreth 1 milion euro
Kreu i SPAK, Klodian Braho në konferencën e përbashkët për shtyp me Antimafian Italiane ka zbuluar detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në Shqipëri dhe Itali kundër një grupi kriminal. Mes të arrestuarve është edhe Ergys Kastrati i cili u kap në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë ndërhyrjes së forcave speciale.
Po ashtu, autoritetet italiane kanë arrestuar edhe Igli Kamberin, i cili konsiderohet si drejtuesi i dyshuar i grupit kriminal.
Braho theksoi se janë lëshuar 15 masa sigurie ndër të cilat 10 u lëshuan nga GJKKO. Ai shton se në fokus të operacionit ishte goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga trafikimi i drogës. Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 1 milion euro.
“15 masa, 10 nga GJKKO në Tiranë. Element i rëndësishëm edhe goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga trafikimi i drogës. Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro dhe nga GJKKO janë sekuestruar edhe pasuri të tjera të rrjedhura nga aktivitete kriminale.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmend operacionet “Shpirti”, “Kulmi”, “Ura” ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.
Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme. Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit. SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera.”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta