SHBA dhe Azia dominojnë tregun e Inteligjencës Artificiale, Evropa mbetet pas

26 Maj 2026 | 18:10

Evropa po përballet me një rrezik të madh për t’u bërë e varur nga SHBA dhe Azia në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI), sipas një raporti të ri të kompanisë Allianz.

Raporti thotë se ekonomia botërore po ndryshon shpejt dhe po mbështetet gjithnjë e më shumë te teknologjia, si qendrat e të dhënave, shërbimet. Në këto fusha, Evropa mbetet pas SHBA-së dhe vendeve aziatike.

Azia dominon prodhimin dhe eksportin e pajisjeve të lidhura me AI, ndërsa SHBA ka investuar shumë në infrastrukturë dhe shërbime digjitale, duke forcuar pozicionin e saj në tregun global.

Ndërkohë, Evropa ka rritje më të ngadaltë dhe varet shumë nga kompanitë amerikane për shërbimet cloud, si dhe nga Azia për pajisjet dhe çipet elektronike.

Raporti paralajmëron se kjo situatë krijon një varësi të fortë teknologjike, duke e bërë Evropën më pak të pavarur dhe më të ekspozuar ndaj vendimeve të jashtme.

Problemi kryesor në Evropë është mungesa e investimeve të mëdha dhe rregullat e ndërlikuara, të cilat e ngadalësojnë ndërtimin e projekteve të reja teknologjike, si qendrat e të dhënave që shpesh kërkojnë vite për t’u përfunduar.

Megjithatë, raporti thekson se Evropa ka edhe përparësi, si inxhinieria e fortë dhe rregullat e mira për teknologjinë. Disa vende si Franca dhe Suedia po përpiqen të zhvillojnë sisteme të pavarura për të ulur varësinë nga SHBA dhe kompanitë e mëdha teknologjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026