“Lekët vinin në formë bamirësie në Lezhë”, Zhabina: ja si funksiononte skema e grupit të Igli Kamberit
Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi në emisionin Now në Euronews Albania skemën mbi të cilën funksiononte grupi mafioz i shkatërruar në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe animafies italiane.
Ai tregoi se paratë e këtij grupi kriminal dërgoheshin për t’u pastruar në Shqipëri, në formën e një bamirësie për një shoqatë në zonën e Lezhës.
“Ky është nga ato hetime që i është dhënë i gatshëm Prokurorisë shqiptare nga antimafia italiane. Është një operacion në stilin italian që ka zgjatur me vite për të pasur një sukses më të madh.
Në 2024, në Muriqan është sekuestruar një sasi prej 680 mijë eurosh, që vinin në Shqipëri për t’u pastruar dhe SPAK e di se ku pastrohen këto para.
Vinin në Shqipëri në formën e një bamirësie për një shoqatë në zonën e Lezhës dhe këtë e ka hetuar prokuroria italiane”, tregoi Zhabina.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta